Mozzik dhe Loredana janë rikthyer sërish bashkë. Kështu të paktën po lënë të kuptohet nga postimet e tyre të fundit.
Mozzik dhe Loredana kanë publikuar në rrjetet sociale të njëjtën çantë dhe valixhe, duke pohuar kështu në fshehtësi se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë, vetëm kaq mjaftoi që fansat të besojnë se është rikthyer.
Ende nuk dihet nëse janë bashkë, megjithëse edhe aq çudi nuk është duke marrë parasysh kështu se sa herë janë ndarë e bashkuar.
Kjo për hir të vajzës së tyre, Hana, e herë prej muzikës dhe bashkëpunimeve në punë. Kujtojmë, se vetëm disa kohë më parë Mozzik i dedikoi asaj disa tekste këngësh duke u shprehur se shumë shpejt ata do të kthehen së bashku sepse kanë “një engjëll” mes tyre.