Edhe pse janë bashkë prej gati 1 viti bukuroshja Cindy Marina dhe Djali i Jozefina Topallit, Genari, janë treguar shumë të rezervuar duke mos treguar edhe shumë detaje mbi jetën e tyre private. Së fundmi gjatë një interviste, Cindy ka ndarë detaje për herë të parë për lidhjen e shumëpërfolur me Genarin. Ajo sërish nuk preferoi të komentojë shumë rreth raportit të tyre, ndërkohë që e ka konsideruar pozitive reagimin e Jozefina Topallit në momentin e prezantimit të tyre të parë.
Intervista:
Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?
Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.
Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?
Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).
Pse reagoi keq Jozefina?
Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.