Është kthyer në rit tashmë që shumica e prindërve u shpojnë veshët foshnjave të tyre, kjo sepse ata besojnë se kërkon më tepër kohë për t’u shëruar nëse ata rriten. Ky rrit zbatohet para se fëmijët të mbushin 1 vjeç.
Ndërsa disa të tjerë shprehen se prindërit duhet të respektojnë privatësinë e fëmijës në çdo moshë, dhe se shpimi i veshëve pa pëlqimin e tyre është joetik.
Priza.al ju sjell disa pohime të prindërve se çfarë mendojnë ata rreth kësaj situate:
-Unë mbaj mend që u kam thënë prindërve që nuk doja t’i shpoja, por ata gjithsesi e bënë Prandaj s’do ia bëja kurrë vajzës sime;
-Unë i kam shpuar veshët që foshnje dhe kur u rrita, prindërit kuptuan se kisha alergji nga metali. Tani kam dy vrima të panevojshme në vesh;
-Më duket e panevojshme, e ligë madje;
-Do ia shpoj veshët vajzës sime kur të ma kërkojë;
-Personalisht, nuk mendoj se është etike t’i shposh veshët një bebeje;
-Mos supozoni se është vajzë dhe do dojë me patjetër t’i shpojë veshët. Lëreni të vendosë vetë;
-Mendoj se është e rëndësishme që të presim sa fëmija të rritet dhe të kuptojë se çfarë po i bëhet;
-Ruajeni si një dhuratë ditëlindjeje kur të rriten dhe pak.
Sipas, Web MD prindërit duhet të konsultohen me një pediatër nëse mund t’ia shponi veshët fëmijës, kjo sepse rekomandohet që bebi të jetë të paktën 3 muajsh. Ndaj duhet të prisni momentin kur fëmija juaj mund të kujdeset vetë për shpimin apo të kuptojë se çfarë po ndodh.