Teksa emri i saj lakmohet për presidente, Majlinda Bregu shihet në Tiranë në praninë e shoqeve të saj

Majlinda Bregu është rikthyer përsëri në vëmendjen e politikës. Teksa kësaj radhe ish-ministrja e Partisë Demokratike është përfolur si një kandidate potenciale për tu bërë presidente, pas përfundimit të mandatit nga Meta. E në kulmin e këtij debati Bregu është fotografuar në Tiranë. Pas disa kohësh e shkëputur nga Shqipëria, për shkak të punës së saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ajo shihet nën shoqërinë  e producentes Vjosa Berisha dhe gazetares Mira Kazhani. Të treja janë mikesha prej kohësh dhe se ky ribashkim është në kuadrin e disa takimeve që Majlinda ka sa herë që ajo kthehet në Shqipëri. Aktualisht janë dy emra që përfliten të marrin postin e kryetarit të shtetit dhe ata janë: Veton Surroi dhe Majlinda Bregu. Gjithashtu në media kanë qarkulluar edhe emra që kanë shkaktuar shumë debat  si Princ Leka Zogu dhe Ramush Haradinaj. Ndërsa zhvillimet në selinë blu të PD-së janë dinamike, Majlinda Bregu ka dhënë një intervistë duke folur për një rikthim të mundshëm. Në një intervistë për “A2”, Bregu tregon se sapo ka nisur mandatin e dytë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe duket se kthimi në PD është akoma larg. Por shton se do të vlerësojë situatën e duhur në momentin e duhur për një rikthim të mundshëm në partinë e saj.
Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Por sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarëdo detyrë që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, u shpreh Majlinda Bregu.
Por teksa në politikë ajo mbahet mend si e ftohtë dhe e matur kur flet , ndryshe është Majlinda kur flet për familjen e saj dhe karrierrën jashtë Shqipërisë. Ajo ka treguar se ka konkuruar për të fituar vendin e punës, që për të thënë të drejtën nuk ka qënë aspak e lehtë, për shkak se i duhej të qëndronte larg për sshumë kohë ndaj familjes së saj. Bregu rrëfen  se për të dhe bashkëshortin e saj nuk ka qenë e lehtë të jetonin larg njëri-tjetrit, por që deri më tani ia kanë dalë me sukses. Rikujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe se pak vite më parë ka mbajtur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *