Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet për kreun e PD-së në Gjirokastër, ku dhe është zgjedhur Eris Shehaj.
Bëhet me dije se Shehaj ka marrë 53% të votave.
Sakaq, thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe për 17 degët e tjera.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.