Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 52-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u varur në kangjellat e një shkolle të mesme në rrugën Mystras.
Bëhet me dije se trupi i pjatë i 52-vjeçarit është gjendur nga një grup nxënësish që ishin duke luajtur në atë moment në oborrin e shkollës.
Ka qenë pak pas orës 18:00 kur fëmijët kanë parë shqiptarin të varur nga kangjellat e shkollës dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre raportoi protothema.gr.
Ngjarjen e ka komentuar për mediat greke, një nga banorët e zonës.
“Familja e tij nuk dinte asgjë edhe pse jetonin afër. Nga sa thonë ata që e njohin, ai ka probleme serioze psikologjike prej kohësh”, tha ai.
Greqi/ 52 vjeçari var veten në kangjellat e një shkolle, banorët thonë se kishte probleme serioze
Leave a comment