Përfundon procesi i votimit, zgjidhen kryetarët e degëve të PD në disa qytete

Në disa degë të Partisë Demokratike në rrethe janë zhvilluar zgjedhjet për drejtuesit e rinj. Procesi i votimit është organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Në degën 13 Tiranë është zgjedhur kryetar, Arsen Valisi, me 61%, të votave, ndërsa në degën 3 u shpall fitues Gëzim Demushi me 81%.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Gjirokastër është shpallur Eris Shehaj me 53% të votave. Kryetari i degës së Përmetit është zgjedhur Arson Lipe me 81% të votave.
Kryetari i Demokratëve të Tepelenës është zgjedhur Malo Sadikaj me 87% të votave. Ndërsa në Memaliaj, Bujar Kapllani me 87.75 të votave.
Pas mbylljes së procesit të votimit, në Cërrik u shpall fitues Nadire Asllani me 78% të votave, ndërsa në Patos, Ramandan Ymeraj me 69% të votave.
Kryetari i degës së Këlcyrës është zgjedhur Arjan Kasa me 92%. Procesi i votimit për të zgjedhur drejtuesit e strukturave nuk është pranuar nga ana e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar, duke e cilësuar si të njëanshëm dhe se nuk përfshin asnjë pjesë të anëtarësisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *