Një fëmijë 11-vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa ishte duke luajtur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Bëhet me dije se fëmija 11-vjeçar Eldion Ndreka ka rënë me kokë duke i shkaktuar një frakturë serioze.
Fëmija është dërguar menjëherë drejt “Spitalit të traumës” në Tiranë për ndërhyrje më te specializuara.