“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësinë me Rusinë dhe Kinën”, Vuçiç konfirmon pozicionin e tij

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksander Bocan-Kharchenko, është shprehur se vendi i tij do të vazhdojë të ruajë miqësinë më Rusinë dhe Kinën.

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Sipas tyre thuhet edhe se në këtë takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Vlen të kujtojmë se Serbia është kritikuar nga Bashkimi Europian dhe nga aleatët Perëndimore mbi qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë. Ata nuk kanë vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë dhe janë duke mbajtur një qëndrim pro-rus në këtë konflikt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *