4 mënyra se si të “përmirësoni fatin tuaj”

Çfarë është fati?

Në thelb “fat”  do të thotë ndryshimi i papritur në lidhje me shansin, pra marrjen e një rrjedhe të paparashikueshme të gjërave. Sakaq, do të thotë që shkojë përtej asaj çfarë ne kemi në dorë. Shumë njerëz fatin e shohin si rezultat të veprimeve të secilit, një alkimi mes të qenit i hapur ndaj eksperiencave të reja dhe kapjes së shansit.

Këto janë disa zakone specifike që bëjnë njerëzit e konsideruar me fat:

-Janë gjithmonë “të zgjuar” ndaj mundësive.  Dhuntia e tyre është të krijojnë dhe të mos humbasin asnjë shans që ju jepet.

-Ata dëgjojnë intuitën dhe veprojnë në bazë të saj.

-Manifestojnë gjithë kohës një të ardhme pozitive dhe e presin diçka të tillë.

-Dinë të përshtaten, që do të thotë se “fatin e keq” mund ta bëjnë të mirë.

-Ç ‘mund të bëni ju që ndiheni “pa fat” për ta rregulluar?

Priza. al ju sjell në fokus 4 mënyra që mund të praktikoni për të ndryshuar drejtimin e fatit tuaj dhe për ta përmirësuar atë:

-Thuaj vetes “pse jo unë”? Kur diçka nuk shkon mirë në rrugën tënde, mos thua “pse mua”, por “pse jo mua”. Përqafoni dështimin si një leksion. Ajo çfarë bëjnë njerëzit me fat është që eksperiencat e këqija (pra periudhat pa fat) i kthejnë në mësime me vlerë.

-Zgjeroje rrethin tënd social. Merr iniciativën të njohësh njerëz të rinj. Bëj shokë të tjerë dhe bashkohu në një grupi që ty të pëlqen. Fillo një sport që ke dashur ta bëje gjithmonë. Duke u prezantuar me njerëz të rinj, jeta mund të të ekspozojë para eksperiencave që nuk i prisje.

-Thuaj po më shpesh. Prano ftesa edhe nëse të duhet të dalësh nga zona jote e rehatisë. Përqafoje ndryshimin. Bëj ca pushime ndryshe nga të zakonshmet ose provo diçka të re.

-Qesh shumë. Mund të habiteni kur të shihni sa shumë dyer ju hapen vetëm me një buzëqeshje. Është ngjitëse! Sjell njerëz të rinj dhe optimizëm në jetën tuaj. Fat është të besosh se je me fat!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *