“Nga sot portet italiane do të mbyllen për anijet ruse, ndalimi do të zbatohet edhe për anijet që kanë ndryshuar flamujt pas 24 shkurtit”, raporton RIA Novosti.
Bëhet me dije se anijet ruse të cilat aktualisht ndodhen në portet italiane do t’i duhet të largohen nga vendi, menjëherë me përfundimin e aktiviteteve të tyre tregtare.
Rumania ndër të tjera njoftoi disa ditë më parë vendimin për të ndaluar hyrjen e anijeve me flamur rus në portet rumune prej 17 prilli.
Ndërkohë, edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh më herët se anijet ruse do të ndalohen të hyjnë në portet e BE-së