Dy shpërthime të forta në Mitrovicë, ja çfarë tha policia

Dy shpërthime të forta janë dëgjuar në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet me dije se shpërthimet kanë qenë të fuqishme dhe të dyshuara nga banorët si bomba.

Sakaq, sipas ekspertizës në terren, policia deklaron se shpërthimet kanë qenë rezultat i fishekzjarrëve.

Ndërkohë, kujtojmë se këto shpërthime shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *