Kujdes! Ja sa luleshtrydhe lejohet të konsumoni në ditë

Pranvera është periudha më e mirë e luleshtrydheve, por edhe për dobinë e lartë që kanë ato në imunitetin tonë. Ky frut përmban një numër të madh vitaminash, por shumë njerëz nuk janë të sigurt se sa lejohet të konsumohet në baza ditore.

Ato përmbajnë 60 gramë vitaminë C dhe substancën bioaktive polifenole, të cilat janë antioksidues të fuqishëm. Rekomandohen për fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga anemia dhe jo vetëm pasi luleshtrydhet përmbajnë edhe acid folik, vitaminë E, provitaminë A, vitamina B, si dhe minerale mangan, hekur, kalcium dhe magnez.

Duhet të tregoni një vigjilencë të madhe në lidhje me sasinë që konsumoni në ëmbëlsira, smoothie ose lëngje, , veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët më të vegjël që mund të jenë alergjikë ndaj kësaj frute.

Ndër të tjera, nuk rekomandohet për personat të cilët kanë probleme me peshën e tepërt ose nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Por edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore, duhet patjetër t’i kushtoni vëmendje se sa luleshtrydhe do të marrë organizmi juaj në ditë.

Saka, mjekët nga Universiteti Britanik i Oksfordit rekomandojnë t’i konsumoni ato vetëm aq sa mundeni të mbani në dorë, pa sheqer të shtuar dhe vetëm dy ose tri herë në javë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, sipas faqes së internetit Medical Daily.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *