Një sasi prej 2.9 ton kokainë është sekuestruar në Spanjë, e cila pritej të kapte vlerën prej 72 milionë eurosh në treg. Sasia e madhe e lëndës narkotike është gjendur brenda rezervuarit të karburantit në një anije peshkimi.
Në pranga janë vënë 5 persona, ku rojet bregdetare gjetën kokainën në Ishujt Kanarie, ku ndalën anijen. Sipas të përditshmes El Dia, në operacionin e zbulimit të narkotikëve kanë qenë të përfshirë policia dhe dogana.
Organet kompetente kanë bërë publike pamjet filmike dhe fotografitë e drogës së sekuestruar. Zëdhënësi i policisë ka njfotuar se akoma po punohet në përcaktimin e saktë të sasisë së narkotikëve të gjetur.
Personat e arrestuar janë 4 nga Turqia dhe një nga Gjeorgjia, që të gjithë janë në paraburgim në Las Palmas.
https://twitter.com/i/status/1515806928345214977