Certifikata e vaksinimit u kthye në “mollë sherri”, klientët “kthejnë përmbys” restorantin (VIDEO)

Masat anti-covit kanë shkaktuar tension mes qytetarëve në një restorante mjaft të njohur në Selanik, pasi kanë kërcënuar punonjësit duke i thënë “Është dita juaj e fundit”. Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 prill dhe ku shkak për këtë të fundit është bërë certifikata e vaksinimit.

Sherri mendohet të ketë filluar në momentin kur punonjësit e dyqanit i kanë kërkuar t’i kontrollonin certifikatat e tyre të vaksinimit. Dy nga katër personat nuk ishin të pajisur me certifikatë vaksinimi, ku dhe i është kërkuar që mos të uleshin.

Sakaq, dy personat kanë reaguar duke i fyer punonjësit. Pak minuta më vonë filluan të kthenin tavolinat përmbys brenda dhe jashtë restorantit

“Do të shkoj sot për të bërë padi dhe materialin nga kamerat do t’ua japim autoriteteve . Le ta dinë se nuk kemi frikë nga diçka dhe do të lëvizim ligjërisht” , shprehet për makthes.gr , pronari i lokalit, Dimitris Tsarouchas.

“Nuk i lamë të ulen pa certifikata dhe filluan të na kërcënojnë. Na pyetën nëse kishim mbrojtje në dyqan dhe na thanë të kishim frikë kur të ecim në rrugë se do të na gjejnë”, shprehet pronari i lokalit.

Siç shihet edhe në video, punonjësit kanë reaguar me qetësi duke u përpjekur të largojnë klientët, shkruan protothema.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *