Berat/ Kapen “mat” duke luajtur bixhoz në lokal, procedohen 12 persona

Policia e Beratit ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe 11 klientë të tij, pasi këta të fundit janë kapur duke luajtur bixhoz. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.Gj., 27 vjeç, banues në Berat ka qenë organizatori i kësaj veprimtarie. Sakaq, 11 shtetasit e tjerë kanë qenë pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira.

27 vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.  Procedohet penalisht organizatori, i cili kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati, si dhe 11 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, duke u bazuar dhe në informacionet policore, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *