Lushnje/ Kapen në flagrancë teksa ishin duke vjedhur një banesë, në pranga dy hajdutët

Dy persona janë arresuar ne flagrancë nga policia e Lushnjes në tentativën për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh.Ç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumentave të automjetit duke i kundërshtuar ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *