Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Turqinë. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në kabllot nëntokësore në Beyoğlu të Stambollit.
Ku për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën 10 persona. Sipas burimeve të huaja, banorët të cilët jetonin në zonë janë evakuuar për shkak të shpërthimit.
Ndërkohë, shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut.
Sipas raportimeve, ky operacion përfshin sulme ajrore duke përdorur avionë, helikopterë dhe dronë, si dhe inkursion tokësor nga trupat komando.
A powerful #explosion occured in #Istanbul
According to media reports, at least 10 people were injured pic.twitter.com/QmSAi94Wet
— संदीप भाटी (@ImSandeepbhati) April 18, 2022