I theu kockat gjyshes dhe e mbylli atë të gjallë në frigorifer, rrëfehet nipi: E doja shumë

Një 82 vjeçare rezultonte prej kohësh në Georgia të SHBA-së, por në momentin kur oficerët e policisë janë futur në shtëpinë e saj nuk i kanë besuar syve.

Sakaq, mediat e huaja raportojnë se një burrë e ka vrarë të moshuarën duke e futur në një frigorifer dhe duke i thyer kockat që të mund ta nxinte pajisja elektroshtëpiake.

Bëhet fjalë për, Robert Keith Tincher III i cili mensohet të ketë jetuar me trupin e ngrirë të 82-vjeçares Doris Cumming për muaj me radhë, deri në momentin kur është zbuluar nga oficerët e policisë. Sakaq, e moshuara ishte lënduar pasi u rrëzua në dhjetor, por në vend që të kërkonte ndihmë mjekësore, Tincher thuhet se e tërhequr zvarrë nëpër shtëpi.

“Iu desh që t’i thyente disa kocka që ta fuste të gjallë në frigorifer. Më pas e mbështolli me qese plastike. Nga ajo që pamë, besojmë se gruaja ishte ende gjallë kur u fit në frigorifer.”

Ndër të tjera, Tincher është shprehur se nuk e mori në telefon policinë pasi kërkohej nga uniformat blu, si shkak i  kërcënimeve që i kishte bërë bashkëshortes. Për çudinë e policëve, ai u tha po ashtu se gjyshen e donte shumë, duke shtuar se ishte e vetmja anëtare e familjes që i jepte dashuri, përkujdesje dhe vëmendje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *