Arbër Hajdari e thotë troç: Bora dhe Donald do rikthehen sërish bashkë, kjo është arsyeja (Video)

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon ende të “turbullojë ujërat” në publik, ndonëse prej më shumë se dy muaj “Big Brother Vip” ka përfunduar.

I ftuar tek emisioni “Kosherja Show”, opinionisti Arbër Hajdari ka folur në lidhje me ta.

Arbëri është shprehur nuk ka pasur diçka mes Beatrix dhe Donald, çift ky i cili u lidh gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Sipas Hajdarit, Donaldi dhe Bora do të kthehen bashkë, sado histori mes tyre të ketë.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *