Ngjarja në Fier/ Babi i vrau bashkëjetuesen, trondit Fatjon Hoxha: Merushja u masakruar me sfurg, nëna ishte vërdallë

Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i viktimës Merushe Hazizi ka qenë i ftuar në studion “Me zemër të hapur”, ku ka nxjerrë në pah detaje të reja rreth krimit në familje.

Fatjoni ka pohuar se Merushja, është vrarë me sfurg nga babai i tij Xhevair Hoxha. Sakaq, tregon se nëna e tij ka qenë e pranishme gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja.

“Merushja nuk e hapte telefonin. Me sfurg e ka masakruar, babai kishte shqyer dyert, ajo kishte qenë duke gatuar në banjo se nuk na linte, ai e ka dëgjuar dhe ishte futur aty. Merushja nuk kishte shenja jete kur e pashë.

Unë nuk renda pas babait, nëna ishte vërdallë, nuk bëri asgjë”, tha ai në studio.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *