Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Roskovec, Fier .
I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, Fatjoni tregon se si babai i tij e kishte ngacmuar seksualisht Merushen.
Fatjoni tregon se babi i tij, Xhevair Hoxha i kishte fikur sahatin e dritave dhe ishte hedhur nga dritarja në dhomë, duke e kërcënuar edhe me vdekje nëse do të fliste.
Biseda në studio:
Fatjon Hoxha: Flisnin keq për Merushen në lagjen time.
Gazetarja: Babai yt jo vetëm që ka qenë i dhunshëm ka qenë i lëvizur, dikur ai e ka njohur Merushen?
Fatjoni: Kur ka pas njohje me mua, jo me para
Gazetarja: Nuk beson? Do ta kishte thënë Merushja nëse do të kishte pasur ngacmim
Fatjoni: Disa llafe dhe më ka thënë. Çfarë do themi s’na beson njeri
Gazetarja: Merushja të ka treguar një episod në dhomë?
Fatjoni: U bënë 3 vite, ai u hodh nga dritarja, më tha mendova se ishe ti, ai fiki dritat.. Kishte hyrë brenda në dhomë. I kishte thënë jo kështu dhe jo ashtu, e kishte ngacmuar, më pas kishte ndezur blixin e telefonit. I kishte kërkuar që të dilte nga dhoma, ai i tha që mos i trego Fatjonit se të vras unë. E di dhe ish-gruaja ime këtë. Këtë ma tha mami. Merushja u ngrit duke qarë, më tha që mu fut në dhomë.