Korçë/ Përplasen “kokë për kokë” tre mjete, dërgohet me urgjencë në spital një nga shoferët

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku janë përfshirë tre mjete.

Bëhet me dije se një shtetas është dërguar në spital, si dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 14, Korçë, janë përfshirë në një aksident tre mjete konkretisht, mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit “Land Rover”, shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *