Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se në negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së.
Këtë deklaratë Balla e ka bërë ditën e sotme në një konferencë me gazetarët
“Konsultimet me grupet parlamentare të opozitës, dhe do i propozonim këtu grupeve në një takim të martën pasdite, Alibeaj si kryetar i PD, Mesila Doda dhe Fatmira Mediun”, tha Balla.
“Seanca e parë të zhvillohet me datë 4 maj. Koha nuk është e pafundme. Procesi i konsultimeve të mbyllej brenda datës 29 prill. Tre raundet e para kërkojnë konsultime”, u shpreh në fjalën e tij Balla.
Ndërsa më tej Balla u shpreh se pavarësisht se numrat për të votuar i kanë vetë po veprojnë siç është vepruar edhe në zgjedhjet e mëparshme të zgjedhjes së Presidentit.
“Po kërkojmë dialog si traditë parlamentare pavarësisht se i kemi votat për ta zgjedhur vet Presidentin e Republikës në raundin e 4 dhe të 5.