E largoi papritur nga puna/ Habit ish-aktorja e Al Pazar: Agroni, nuk përballonte dot shpenzimet e mia, se isha shumë e mirë

E ftuara e radhës në emisionin Expuls ka qenë Eriselda Shllaku, aktorja e njohur shqiptare e telekomedive në vitet 2000.

Gjatë intervistës ajo ka sqaruar dhe arsyen e largimit nga puna, ku sipas kësaj të fundit ajo nuk është lajmëruar nga moderatori dhe aktori i humorit Agron Llakaj.

Sakaq, ajo pohon se arsyeja e largimit nga puna ka qenë mungesa e fondeve.

“Po më ka hequr nga puna pa paralajmërim. Pas deklaratës nuk më ka kontaktuar. Realiteti është ashtu sikur e thashë. Një ditë të bukur, më erdhi një mesazh nga asistentja e Gonit dhe më tha se nuk je më pjesë e Al Pazar, për mungesë fondesh. Shkova nesër të flisja me Gonin dhe me qetësinë më të madhe më tha për mungesë fondesh nuk do jesh më. Për Gonin ndoshta isha e shtrenjtë, s’përballonte dot shpenzimet e mia”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *