Ju si konsumatorë duhet që të paktën një herë të imagjinoni sikur keni në pjatë dy luleshtrydhe, të cilat në pamje të parë janë identike. Por nuk duhet të harroni se njëra prej tyre është blerë në supermarket, si dhe nuk është e pjekur mirë.
Këto luleshtrydhe përshkojnë një rrugë prej disa kilometrash derisa mbërrijnë në destinacionin e duhur duke qëndruar në frigorifer ndoshta për dy javë prej momentit kur janë këputur.
Ndërsa, luleshtrydhja tjetër është këputur nga kopshti vetëm disa momente para se ne ta konsumonim. Shija e luleshtrydhes së parë ndoshta do të ketë një shije si një kastravec, ose të një manaferre por pak të thartë. Sakaq, shija e luleshtrydhes së dytë do të jetë më e ëmbël. Por edhe aroma do t’ju ngelet si në gojë ashtu si në duar. Por duhet të dini se luleshtrydhet të cilat ne i blejmë në supermarket, kanë një avantazh pasi ato janë lehtësisht të disponushme në hemisferën veriore në shkurt.
Për këtë arsye, shumica prej nesh e konsideron kopshtarinë një humbje kohe. Ndaj dhe mbjellja e zarzavate me mot të ftohtë, siç veprojnë tani kopshtarët në veri-lindje të Amerikës, mund të duket e pakuptimtë. Kjo pasi mund të jetë më e lehtë dhe e thjeshtë të shkosh në supermarket dhe të gjesh çfarë t’i dëshiron. Kjo ka sjellë që për pasojë ne të keqinterpretojmë kuptimin e vërtetë të kopshtarisë, duke e ngatërruar produktin me qëllimin. Është shumë e vërtetë se ne mund të marrim perime të freskëta, si domate, karota, apo patate. Është shumë më e thjeshtë të shkojmë në market të blejmë se çfarë kemi nevojë, sepse kjo kërkon më pak kohë, përpjekje apo shpenzime.
Vitet e para duhet të dini se kopshti prodhon shumë pak. Ndoshta edhe se kopshtarët fillestarë mbjellin perime në periudhën e gabuar. Por edhe kopshtarët ekspertë mund të humbasin të korrat e një sezoni për shkak të motit. Në fakt, përfitimi i vërtetë i kopshtarisë është të gjesh kohën e duhur.
Si dhe kopshtari lidhet fort me kujtimet të cilat nuk përfshijnë perimet, por pasditet e gjata të verës rrethuar nga familja. Kjo për faktin se të krijosh një kopsht do të thotë të kesh durim, dashuri dhe zell që toka të lulëzojë.