E dashuruar si asnjëherë më parë/ Orjola Pampuri, dedikim romantik bashkëshortit: Jastëku ku vendos kokën e qetë…

Deputetja Orjola Pampuri i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj, mjekut Henrik Zotaj në 18 vjetorin e martesë.

Me anë të një statusi  në rrjetet sociale ajo i ka premtuar se do ta ketë pranë deri në fund të jetës. Sakaq, tregon edhe motivet të cilat ka mbajtur deri më tani dashurinë e tyre, njëjtë si para 18 vitesh.

“18 vite me parë, me sa mbaj mend ka qenë një ditë si kjo sot, por brenda nesh kishte shumë dashuri, dhe kjo na bënte që atë rrugëtim ta nisnim të sigurtë që gjithçka do të shkonte mbarë dhe bukur. Dhe kështu ndodhi, sot pas 18 vitesh kemi familje të mrekullueshme, dy djem dhe një dashuri që rritet çdo dite. Besnikëria, dashuria, mbështetja, mirëkuptimi ushqyen marrëdhënien tonë nder vite dhe e benë atë të shëndoshë siç është sot.

Familja është ‘jastëku’ ku vendos kokën  i qetë dhe i sigurtë që asgjë dhe askush nuk të cenon. Derisa fundi i jetës të na ndaje, të dashuruar e të lumtur gjithnjë” shkruan ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *