Rama: Ja çfarë do të bëjmë për të ulur fatalitetet e aksidenteve rrugore, deri në 2030

Aksidentet rrugore gjithmonë kanë qenë dhe mbeten një shqetësim në vendin, me qindra persona që humbin jetën në vit për shkak të shoferëve në shumicën e rasteve, por edhe të këmbësorëve në disa raste.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR po punon me partneritete me 304 institucione arsimore, publike e private në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030.

Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete sot, po edhe si shoferë nesër”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

? Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete sot, po edhe si shoferë nesër??‍♀️???
? Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor?
? Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030?
*Fotoalbumet janë shkëputur nga Këndi i Sigurisë Rrugore në shkollat 9-vjeçare “Drita Pelinku” dhe “Dora d’Istria”?
#DPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar
#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *