Toka s’gjen qetësi! Brenda tre minuta, dy tërmete të fuqishme në Tajvan

Dy tërmete të fuqishme kanë tronditur Tajvanin, brenda një harku të shkurtër të rreth tre minutave. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por as edhe për dëme materiale.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, dy tërmete të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe 6.2 ballë goditën Tajvanin Lindor. Tërmeti i parë goditi kryeqytetin Taipei, me epiqendër në Qarkun Hualien në një thellësi prej 15 kilometrash. Mediat raportojnë se tërmeti i dytë ishte gjithashtu me epiqendër në Hualien, në një thellësi prej 14 kilometrash dhe u ndje rreth tre minuta pas të parit.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *