Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i pranon lekët e dietave të derdhurava nga Kovendi në llogarinë e tij bankare.
Berisha nëpërmjet një postimi në “facebook” shkruan se në llogarinë e tij janë derfhur 75250 lekë dieta.
Ai thekson se është deputet i Qarkut të Tiranës dhe se çdo lëvizje jashtë kryeqytetit do të përballojë me shpenzimet e tij personale.
Postimi i plotë:
Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.
Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.
2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.
Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb