Klitschko i ashpër ndaj Gjermanisë: Kemi nevojë për armë të rënda, çdo vonesë kushton jetë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka qenë i ashpër me Gjermaninë duke e kritikuar se po ngurron të furnizojë  Ukrainën me armë.

Sipas Bild, Klitchko ka bërë thirrje Gjermanisë që ti dërgojë ukrainës armë.

“Ne kemi nevojë për armët e rënda nga Gjermania menjëherë. Çdo vonesë kushton jetë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Nuk mund ta kuptoj këtë debat,”-tha Klitschko.

Kryebashkiaku i Kievit nuk përjashtoi mundësinë që Putini mund të përdorë edhe armë bërthamore taktike gjatë pushtimit në Ukrainë.

Klitschko gjithashtu paralajmëroi se njerëzit nuk duhet të kthehen ende në Kiev.

“Kiev nuk është ende i sigurt, ne e përjetuam atë vetëm dje gjatë një sulmi me raket,”tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *