Kuvendi ka reaguar pasi ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në “facebook” bëri kërkesë që mos të përfitojë asnjë dietë deri në fundin e mandatit duke theksuar se ka maësuar se në llogarinë tij janë derdhur 75250 për muajin shkurt.
Në reagimin e Kuvendit thuhet se në llogarinë bankare të Berishës është depozituar shuma totale e muajit, ku nuk janë përfshirë dietat.
Sipas Kuvendit është një lapsus në publikimin online.
Njoftim për media
Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.
Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat. /Priza.al