“Lapsus në publikimin online, kemi depozituar vetëm rrogën”, Kuvendi reagon pas refuzimit të dietave nga Berisha

Kuvendi ka reaguar pasi ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në “facebook” bëri kërkesë që mos të përfitojë asnjë dietë deri në fundin e mandatit duke theksuar se ka maësuar se në llogarinë tij janë derdhur 75250 për muajin shkurt.

Në reagimin e Kuvendit thuhet se në llogarinë bankare të Berishës është depozituar shuma totale e muajit, ku nuk janë përfshirë dietat.

Sipas Kuvendit është një lapsus në publikimin online.

Njoftim për media

Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *