Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë pas një operacioni në kufi me Shqipërinë ku ka sekuestruar 9 kg marijuanë i cila ishte fshehur në automjet në zonën e Kosturit.
Në mjet gjithashtu janë konstatuar dhe arrestuar drejtuesi shqiptar 49-vjeç dhe pasagjeri po ashtu shqiptar 34-vjeç.
Ky i fundit kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe po transportohej për në tokën greke nga drejtuesi i mjetit.
Gjatë kontrollit në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. /Priza.al