Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nuk e konsideron Opozitë.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha thotë se është një nder për të që të mos konsiderohet nga Balla, pasi ky i fundit sipas tij është anëtar i një grupi kriminal. Berisha shtoi se do të qëndrojë Opozitë e vërtetë.
“Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se ne nuk merremi me Rithemelimin apo non-gratan siç e quajnë ata, por do të merremi me Opozitën e vërtetë, që sipas tyre është Enkelejd Alibeaj. Ai mendon se mua më lëndoi, por në fakt më nderoi. Për ne është fatkeqësi të kesh të bësh me anëtarë të një organizate kriminale, ndaj një gjë është e sigurtë, ne do të qëndrojmë një Opozitë e vërtetë,”- tha Berisha.