A do bëhet Vjosa Osmani presidente? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është i bindur që Vjosa Osmani do të bëhet presidente e Kosovës. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, pasi ajo e ka marrë mbështetjen e popullit në zgjedhjet e 14 shkurtit ku mori mbi 300 mijë vota. Një gjë e tillë sipas Kurtit, pra vullneti i qytetarëve do të përkthehet edhe në Kuvend.

“Pa dyshim, dhe e sigurt, atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë me votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Republikës”, tha Kurti.

Osmani është më e votuara në Kosovë e cila ka shkruar historinë që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo mori 300 mijë vota nën kandidimin e Lëvizjes VetëVendosje, madje më shumë se Albin Kurti në zgjedhjet e kaluara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *