Chris Rock ka folur së fundmi në një “stand-up” ku ka treguar se i është bërë ftesë për të prezantuar “Oscars” vitin e ardhshëm. Mirëpo, ai e ka refuzuar ftesën.
Në video, ai shprehu keqardhje për shuplakën e Oscars.
Videoja e ngarkuar në kanalin e tij në “YouTube” dhe në faqen e “Instagram”, tregon Smithin i cili i përgjigjet pyetjeve që kanë qarkulluar që atëherë, duke filluar nga arsyeja pse ai nuk i kërkoi falje Rock-ut në fjalimin e tij të pranimit.
“Është e gjitha e turbullt. Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk ndihet gati të flasë dhe kur të jetë, do sqarohemi. Sjellja ime ishte e papranueshme, unë do të jem këtu në momentin që je gati për të folur.”
Më pas ai shfrytëzon rastin për t’i kërkuar falje nënës së Rokut. “Ishte një nga gjërat që nuk e kuptova në atë moment, thjesht nuk e kuptova, nuk po e mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment,” tha ai.