Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar sonte në Tv Klan se lidershipi i Sali Berishës nuk mund të jetë pjesë e diskurseve, duke theksuar se ky i fundit ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në shërbim të vendit.
Po krijoni një trashëgëmi për të ardhmen e cila ishte shuar me paraardhësen tuaj në LSI. Të bëni këtë është për t’u lavdëruar, por për ta mbajtur pastaj është diçka tjetër. Meqënëse Sali Berisha tanimë nuk ka mundësi të jetë në lidership për arsye se s’ka nënshkrim, s’ka parti.
Ilir Meta: S’ka nevojë fare për atë, firmosim të gjithë ne për atë. S’ka problem fare.
A do jeni ju lider i të djathtës?
Ilir Meta: Shumë shkurt do t’ju them, liderët e opozitës në këto zgjedhje janë zgjedhur nga qytetarët, Belind Këlliçi është në Tiranë, ai na bashkon të gjithëve dhe projektin e tij e mbështesim të gjithë sepse e kanë zgjedhur qytetarët. Igli Cara është lideri jonë në Durrës. Ju jeni me shumë eksperiencë dhe e kuptoni që kjo është një situatë krejt absurde që tregon se ku e ka katandis shtetin dhe demokracinë Edi Rama dhe se sa i marrë që është që detyron KQZ-në përmes kësaj partisë që i ka dhënë vulën, se kjo është më e bukura. Që thotë patjetër duhet të ketë koalicioni një emër, kjo është çështje e jonë.
Dhe pasi ata kërkojnë ta imponojnë një gjë të tillë thjesht për të hapur këto lloj diskursesh të pallogjikshme dhe që nuk u interesojnë qytetarëve që do të votojnë për bashkitë e tyre, pastaj nxjerr këtë Enkelejdin dhe ankohet duhet të ketë emër. Ne i çojmë emrin e Sali Berishës meqë doni emër patjetër ju. Por ata thonë jo nuk është ky, është ky! Pastaj del prapë Enkelejdi me porosi të Ramës dhe thotë si mund të shkojnë këta te Ilir Meta.
Po t’i pranoj të gjitha këto, në rregull janë këto! Ma bëj dallimin mes lidershipit dhe kryetarit
Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot ne lidershipin e Berishës!
Jo, jo as që e diskutoj! Ai është lider i së djathtës.
Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot sepse mund të kemi 500 vërejtje për të, 1 milion vëretjeje s’ka rëndësi! Ka bërë disa gjëra të jashtëzakonshme në këto momente që i shërbejnë vendit. I hoqi një mashtrues opozitës që e mori në qafë, ai që gënjente dhe për orën. E dyta u rikthye përmes asaj foltores në mënyrën më demokratike dhe e treta i dha Shqipërisë primaret dhe unë po ju them hiqini këto diskurset jo Rama, jo Meta, jo Berisha. Të rinjtë dhe të vjetrit e di kush janë me 14? Të vjetër është Erion Veliaj, i ri është Belind Këlliçi, i ri është Igli Cara, i vjetër është ai i Korçës.