A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit?, Rama i prerë: Absolutisht po!

Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në lidhje me procesin e Integrimit në BE, pas vetos bullgare.

Pyetje: 67% kanë kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia për integrimin ne BE, a do e kërkoni?

“Po absolutisht, mos më pyesni mua a do bëj unë atë që është shprehur qartë nga qytetarët. Çështja e datave është çështje e tyre, ne duhet të bëjmë punën tonë, që ky vend të jetë me standardet e një vendi të BE-së. Shqipëria nuk do të presë që dy komshinj fqinj të zgjidhin problemin mes tyre, kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht”, tha ai.

Ndër të tjera ai shprehet se 500 mijë qytetarë kanë kërkuar ndarjen, dhe se do të jetë në plotësim të asaj çka kanë kërkuar ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *