A do ta braktisnin karrierën për dashurinë? Ja si përgjigjen banorët e Big Brother Vip

Dashuria është një ndjenjë sublime e cila i bën nganjëherë njerëzit të ndërmarrim rrisqe, kompromise apo edhe të heqin dorë nga diçka. Pikërisht për këtë kanë zgjedhur të flasin banorët e ‘BBV’. Arjola ka treguar se në emër të dashurisë zgjodhi që për shumë vite të hiqte dorë nga karriera e saj.

Nga ana tjetër Einxhel tha se do të braktiste karrierën e saj vetëm në rrethanat kur partneri do jetonte jashtë Shqipërisë dhe është shumë i realizuar profesionalisht atje.

‘Nëse karriera e tij do ishte më e rëndësishme atëherë po, në të kundërt do ishte e padrejtë nëse ai do të ma kërkonte këtë’,– tha ajo.

Gjatë kësaj bisede Igli vendosi të pyes nëse ndonjëri nga ata do ta linin shtëpinë për dashurinë?

Banorët u përgjigjën që jo, por Arjola tha se edhe mund ta bënte një veprim të tillë në kushtet kur qëndrimi i saj do të rrezikonte seriozisht dashurinë e supozuar.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *