Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk do të ketë kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha për daljen me kandidatë të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.
Pavarësisht se ai i ftoi edhe kandidatët e “Primareve” të garojnë nën logon e PD-së, Alibeaj iu shmang pyetjes nëse do të takohet me Berishën për bashkëpunim.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet dhe qytetarët shqiptarë.
Pyetje: A do e takoni zotin Berisha për një bashkëpunim?
Alibeaj: Për mua është i rëndësishëm qytetari shqiptar, janë demokratët, janë zgjedhjet. Atje jemi fokusuar.