A do të jetë dedikim kënga e re e Semi Jaupaj?

Së fundmi, këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ka publikuar një “Ask me a question” në Instagram ku pyet ndjekësit e saj se cfarë duan të dinë për këngën e saj të re që pritet të publikohet shumë shpejt.

Dikush e ka pyetur Semin nëse kënga e saj ka lidhje me jetën e saj private. Por ja si është përgjigjur këngëtarja:

“Çdo këngë e imja ka një të vërtetë aty. Në mos tani e freskët, një histori e përjetuar më parë”.

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar më herët në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia që ka me ish-partnerin e saj, Bojken Lako.

Këngëtarja shtoi se ajo gëzon një respekt të madh për Bojkenin dhe se e ka shumë xhan. Jo vetëm kaq por ajo u shpreh se Bojken është i bukur si njeri.

Së fundmi, ajo shtoi se ka mirënjohje për ish-partnerin e saj por që nuk shpenzojnë kohë së bashku, pra që të frekuentohen apo të dalin për dreka e darka.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”– theksoi Semi ndër të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *