Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme lidhur me kryetarin/en e re që do të marri kryesinë e PD. Ajo tha se në fund të javës tjetër do të kenë një vendim të konsultuar dhe një qëndrim zyrtar.
Pjesë nga biseda:
Pas dorëheqjes së Alibeaj, Bardhi ka kërkuar të jeni ju kryetare e PD. Ju nuk jeni shprehur. Do ta pranoni?
Jorida Tabaku: Në PD i kam fituar gjërat, kam ecur ngadalë në karrierë, nuk kam bërë lëvizje stratosferike, po përpiqem të dëgjoj të gjitha palët. Nuk ka rëndësi pozicioni i askujt prej nesh, duhet një zgjidhje që e zgjeron PD, jo që e zvogëlon. Kemi pasur një mbledhje javën e kaluar me grupin dhe jemi ndarë shqetësimet kush është më e mira për PD. Kemi provuar shumë gjëra që nuk kanë funksionuar, mbase nuk duhet të nxitohemi të fusim partinë nga një betejë në tjetrën. Në fund të javës tjetër mbase do të kemi një vendim të konsultuar. Jemi duke u konsultuar, mund të kemi në fund të javës tjetër zyrtarizim të qëndrimit zyrtar në lidhje me këtë çështje./News24