A do të jetë Stresi në koncertin e Noizyt? Reperët zbulojnë të vërtetën

Morën fund dyshimet, Stresi do këndojë në koncertin e Noizyt “Alpha Show”. Dy reperët, rivalë të kaq viteve, do ngjiten për herë të parë në të njëjtën skenë bashkë.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Alpha Show” në Instagram ku përmes një videoje zbulohet se Stresi do jetë mes artistëve që do performojnë në 14 gusht.

Sjellim në vëmendje se në listën që do të përformojnë në koncertin e Noizyt do të jenë artistë si: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.

Kujtojmë se rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizy-t një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *