Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pohon se nuk është në ambicien e tij që të kandidojë për bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emision televiziv, Meta shprehet se ambicia e tij në aksionin politik është që të rivendosë demokracinë, pasi vullneti i popullit është deformuar.
“Së pari gjithë angazhimi im nuk ka pasur të është me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin. Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë”, tha ai.