Ende pa marrë ‘veten’ nga virusi vdekjeprurës i koronës, një tjetër virus është shfaqur në Kinë dhe bëhet fjalë për atë të shprendëve, ose i quajtur ndryshe edhe H10N3.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë mundësitë e përhapjes së këtij virusi janë jashtëzakonisht shumë të vogla por që duhet pasur kujdes.
Për gripin e shpendëve filloi të flitet kur një 41-vjeçar nga qyteti Zhenjiang u infektua dhe ndodhet i shtruar në spital që prej datës 28 prill. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar dhe se ky lloj virusi është një transmetim aksidental midis specieve.
Gripi i shpendëve H7N9 që në vitin 2013 ka infektuar 1.668 njerëz ku 616 prej tyre kanë ndërruar jetë.