Kampionati Botëror në Katar është kaq shumë pranë. Nga ana tjetër, të gjithë po presin me padurim se kush do të performojë në ceremoninë e hapjes. Më herët, u përmend emri i Shakirës, ashtu sikurse edhe Dua Lipës. Kujtojmë që Rod Stewart e refuzoi mundësinë, ndërkohë edhe Dua Lipa bëri një reagim.
Këngëtarja me famë botërore shkruan në Instastory se nuk do të performojë në “Kupën e Botës”, por do bëjë tifo për Anglinë nga larg.
“Ka shumë spekulime se do të të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë në negociata me asnjë platformë. Do të jem duke bërë tifo për Anglinë nga larg. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”– ka shkruar Dua Lipa.
Po Shakira?
‘El programa de Ana Rosa’ informon se Shakira nuk do të jetë pjesë e ceremonisë gjigande.
“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kampionatit Botëror”, theksoi Adriana Dorronsoro gjatë emisionit.