A do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr pasi të kalojnë 48 orë

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vendimi për regjistrimin e PD do të jepet kur të mbarojë afati prej 48 orësh.

I pyetur nga gazetarët, nëse do ta regjistrojë PD-në dhe pa deklaratën solemne me firmën e Lulzim Bashës, Celibashi tha se përgjigjja është vendimi që do të marr pasi kalon afati 48 orë që i kam lënë PD për të plotësuar dokumentacionin.

Pyetje: A do rregjistrohet PD në zgjedhje?

Celibashi: Përgjigjja për pyetjen tuaj është vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është në lënë në dispozicion PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Afati përfundon sot në mesnatë.

Pyetje: A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?

Celibashi: Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë, një pjesë jo.

Partia Demokratike mëngjesin e sotëm ka njoftuar zyrtarisht kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha. Me anë të një shkrese zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Sakaq, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi kishte vendosur një afat prej 48 orësh për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën e Kodit Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *