A do të shtrëngohen masat anti-COVID? Ja vendimi i Komitetit Teknik

Pavarësisht se një ditë më parë u raportuan 800 raste të reja me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat duke theksuar se situata është nën kontroll.

Komiteti Teknik i Ekspertëve tha sot se nuk do të ketë ndryshim të masave pro që duhet të respektohen nga qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura. Komiteti tha se qytete më të prekura nga rastet e reja janë Saranda, Himarë, Malësi e Madhe, Shkodra Tirana dhe Vlora, ndërsa qyteti me mbulimin më të mirë të vaksinimit është Gjirokastra dhe më pas Tirana.

Mira Rakacolli tha se duhet të respektohen me rigorozitet masat që janë në fuqi duke nisur nga përdorimi i maskës dhe distancimi social.

“Ka një rritje të rasteve të reja ditore, e reflektuar edhe në shtrimin e pacientëve në spitale. Arsyeja kryesore është varianti “Delta”. Vijon pandërprerë vaksinimi dhe padyshim ka bërë që situata të jetë e kontrolluar.

Kjo situatë epidemiologjike që është shoqëruar me një shtim të të shtruarve në spital. Tani duket dhe më e qartë që numri i të infektuarve në Shqipëri është i shtuar ndjeshëm. Ju sjell në vëmendje se numri i të infektuarve të pavaksinuar është 32 herë më shumë i të vaksinuarve. Nga ana tjetër, edhe ata që janë në forma të rënda dhe të shtruar në spitale, shumica janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Vitin e kaluar kemi pasur të mbushur Covid 1 dhe mbi gjysmën e Covid 2.

Kjo tregon që situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve që i kemi analizuar sot i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi. Problem është zbatimi i tyre.

Situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtin nivel masash duke i zbatuar me rigorozitet. Ju rikujtoj masat në fuqi:

-Është detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe në ato ambiente që nuk sigurohet distancimi social, si qendra tregtare, supermarkete dhe aeroporte që është vënë re mospërdorimi i maskave.

-Grumbullimet në ambientet e jashtme do të vazhdojnë deri në 50 persona duke respektuar distancimin social.

-Ora policore vijon të jetë nga 24:00 – 06:00 ndërsa muzika deri në 23.

-Vijojnë të lejohen aktivitetet e teatrove me kapacitet të reduktuar deri në 30%”, tha Mira Rakacolli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *