Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shqipëria në Rrezik”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha protesta do jetë gjigande, si dhe skenarët e protestës janë të qarta.
“Pakënaqësi dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos të harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë. Ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës.
Kam një numër. Do jetë gjigante, masive. Por nuk merrni dot kurrë nga unë parashikime në % dhe numër. Skenarët e protestës janë të qarta. Është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha. Të gjitha opsionet janë të mundshme. Beteja vazhdon, nuk ka të ndalur”, tha Berisha.